Ministria e brendshme ka shpall konkurs për punësimin e 600 policëve

-

Ministria e brendshme ka shpall konkurs për punësimin e 600 policëve, mëson “Meta”. Konkursi duhet të publikohet nesër në “Gazetë zyrtare”.

Pjesa më e madhe e kandidatëve apo 100 që do t’i kalojnë trajnimet dhe do të pranohen, sipas konkursit do të sistemohen në njësitë organizative me seli në Shkup. Në konkurs përmendet kushtet për paraqitje në konkurs si dhe metodologjia e selektimit të kandidatëve.

Më herët, Kuvendi përmes ndryshimeve të Ligjit për polici dhe Ligji për punë të brendshme, solli vendim me të cilin shkurtoi kompetencat e ministrit të brendshëm dhe përforcoi pozitën e drejtorit të Byrosë së sigurisë publike.

Edhe vitin e kaluar, MPB shpalli konkurs për pranimin e 600 policëve.

Në maj të këtij viti, ministri Mitko Çavkov menjëherë pas marrjes së postit të ministrit i firmosi vendimet për punësimin e 400 nëpunësve policor.

Sipas të dhënave që “Blumbreg” i publikoi në vitin 2008 në Maqedoni atëherë ka pasur 9905 policë.