Sheqerinska: Kush bisedon për emrin në emër të Maqedonisë?

“Tanimë askush nuk e din se kush po bën negociata në emër të R. së Maqedonisë”, reagojnë nga LSDM pas vizitës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në Athinë.

“Në projektin “E vërteta për Maqedoninë” dëgjuam se ky është partneri i biznesit i Gruevskit. Tani përmes njoftimeve partiake dëgjojmë se ata janë partnerët e koalicionit. Raport shumë i rrezikshëm dhe joserioz për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Të gjithë e dinë se kjo është edhe një reprizë e lojës së VMRO DPMNE dhe BDI që përsëritet para çdo gjë zgjedhje, një ditë aktrojnë se janë të përleshur ndërsa ditën tjetër tregojnë “dashuri” koalicioni. Problemi kryesor është se barrën e kësaj loje e bartshteti” thotë për “Meta” Radmila Sheqerinska, nënkryetarja e LSDM-së.

Sot në Athinë kreu i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ministrin e jashtëm grek Nikos Kozias.