PSP: DSK në mënyrë joligjore ka përgjuar 5817 numra telefoni

Gjithsej 5817 numra telefoni në mënyrë joligjore janë përgjuar nga DSK përmes sistemit për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën 2008-2015, zbuloi Prokuroria Speciale në rastin më të ri “Shënjestra”që e publikoi sot.

Për dhjetë ish punëtorë dhe punonjës aktual në DSK që kanë qenë në poste udhëheqëse ose kanë qenë pjesë e eshalonëve më të ulëta, ekziston dyshimi i bazuar se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë përgjuar në mënyrë joligjore.

“Të punësuar në DSK i kanë ndjekur komunikimet përmes tre sistemeve të ndryshme. Gjatë vitit 2008 tre nga personat e dyshuar me funksion të lartë, në kundërshtim me rregullat ligjore, kanë futur numra të telefonave në këto sisteme, kanë përgjuar pas urdhër gjyqësor. Ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari i parë, i cili ka qenë në funksion udhëheqës në DSK, edhe pse nuk ka pasur të drejtë ligjore, ka përgjuar biseda telefonike të personave me të cilët ka qenë në marrëdhënie private, politikanë, biznesmenë dhe gazetarë” deklaroi prokurorja Fatime Fetai.

Siç deklaroi Katica Janeva, me përgjimin janë shkatërruar vlerat elementare të rendit kushtetues.

Disa poenta kryesore të konferencës:

  • Janë përgjuar numrat e 5817 personave dhe të gjithë personave që kanë komunikuar me ata, në total 20.017 persona
  • Ndjekjet janë kryer me tre sisteme
  • Gjatë vitit 2008 tre persona kanë dhënë urdhër për përgjimin e numrave të telefonit pa urdhër gjyqësor
  • Përmes sistemit të parë në vitin 2008 janë ndjekur 229 numra
  • Përmes sistemit të dytë, prej vitit 2008 deri 2015, të paktën janë përgjuar 3646 numra
  • Përmes sistemit të tretë janë ndjekur 401 numra telefoni ndërsa 252 numra jashtë urdhrit gjyqësor
  • Përgjimi joligjor ka vazhduar edhe pas zbardhjes së aferës edhe në vitin 2016
  • Shkatërrimi i dy sistemeve të para dukshëm ka anuluar kohëzgjatjen e grumbullimit të dëshmive.