ShGM-ja dhe AGM-ja: Sulm qyqar kundër fjalës së lirë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë  dhe Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë dënon ekzekutimin e një dite më parë të gazetarëve të javores satirike franceze “Charlie Hebdo”.

“Në këto momente pikëlluese shprehin ngushëllimet tona familjarëve të viktimave dhe solidarizohemi me gjithë popullin francez. Ky akt qyqar nuk është vetëm se sulm ndaj lirisë së mediave, por edhe sulm mbi vlerat civilizuese të botës së lirë. Dhuna në asnjë moment nuk guxon të tolerohet ndërsa kriminelët duhet të marrin dënimin më të rëndë. Ekstremistët dhe terroristët duhet të mposhten në emër të lirisë, paqes dhe mirëkuptimin mes civilizimeve”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. AGM-ja është e tmerruar nga sulmi terrorist i javores satirike franceze “Charlie Hebdo” dhe vrasjen e dhjetë gazetarëve të redaksisë.

“Jemi të tmerruar nga ky sulm, kujtojmë se çdokush duhet me dinjitet të respektojë lirinë e shprehjes në të cilën bënë pjesë edhe shprehja artistike”, thonë nga AGM-ja