Rritja e pagave në MPB do të kushtoj 4 milion euro

Më shumë se 10. 000 të punësuar në Ministrinë e punëve të brendshme (MPB) do të përfshihen me masën për harmonizimin e pagave për nëpunësit policor dhe personave të autorizuar zyrtar me ato të nëpunësve në Doganë, njoftoi sot ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, për masën që të dielën, në tubimin popullor në Shtip e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski.

-Në bashkëpunim me Sindikatën policore maqedonase, gjatë kohë punonim në strategjinë për harmonizimin e rrogës elementare në MPB me rrogën elementare të shërbimeve tjera si administrata publike dhe pas kësaj arritëm marrëveshje që harmonizimi të bëhet me rrogat e Doganës. Për këtë qëllim, që të mund të financohet rritja e tillë e pagave, Qeveria do të siguroj 250 milion euro shtesë. Kjo shumë nevojitet për pagesën e pagave deri në fund të vitit- tha Jankulloska.

Sipas ministres, të punësuarve që do të përfshihen me këtë masë, paga e muajit prill, që do ta marrin në fillim të majit, do të jetë më e lartë për 5% se paga e muajit të kaluar. Ky proces do të zgjat deri vitin 2017 kur, siç tha Jankullovska, do të arrihet harmonizimi i rrogave të nëpunësve në MPB me ato të nëpunësve në Doganë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse paratë e parashikuara për rritjen e pagave parashihen në buxhet, Jankullovska nuk dha përgjigje konkrete.

-Këto mjete janë siguruar nga Qeveria e R. së Maqedonisë- u përgjigj shkurt ministrja.

Kryetari i Sindikatës policore maqedonase, Tihomir Klimovski, shprehi kënaqësinë nga masa e miratuar dhe, siç tha, rregullimin e një padrejtësia historike.