Uajgl, Hovit dhe Kukan: Vendimi i Ivanov rrezikon stabilitetin në Maqedoni

Eurodeputët Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, që kanë marrë pjesë si ndërmjetësues në bisedimet e Marrëveshjes së Përzhinos, sot kanë shprehur shqetësim të thellë për shkak të ngjarjeve të fundit në Maqedoni. Ata u bënë thirrje partive politike që të punojnë bashkë në interes të qytetarëve dhe të shtetit dhe të kthehen në përkushtimin e tyre për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, e cila sipas tyre, është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza.

“Jemi thellë të shqetësuar, në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkup. Marrëveshja e Përzhinos patjetër duhet të implementohe, përfshirë edhe pjesët që janë të lidhura me mbrojtjen dhe përforcimin e sundimit të drejtës në shtet, por edhe që të sigurohen mbajtje të zgjedhjeve të besueshme”, thuhet në kumtesën e eurodeputetëve pas takimit me eurokomesarin Johanes Han, në lidhje me ngjarjet e fundit në Maqedoni, përfshirë edhe vendimin e djeshëm të presidentit Ivanov që i fali të gjithë politikanët që janë në hetim.

Eurodeputetët vlerësojnë se vendimi i Ivanovit për t’i ndaluar të gjitha proceset gjyqësore ndaj politikanëve dhe funksionarëve dhe amnistimi i tyre, seriozisht mund ta rrezikojë Maqedoninë.

“Besojmë që vendimi i presidentit Ivanov për amnistim të përgjithshëm të të gjithë të dyshuarve që janë pjesë e skandalin me përgjime mundet ta varros sundimin e ligjit dhe ta zmadhojë ndjenjën e mosndëshkimit të personave të akuzuar nga Prokuroria Themelore dhe Prokuroria Speciale. Gjithashtu jemi të shqetësuar se këto ngjarjet e fundit paraqesin rrezik plotësues për stabilitetin e shtetit dhe për integrimet e saja euro-atlantike dhe perspektivën evropiane”, qëndron në kumtesën e eurodeputetëve.

Eurodeputetët theksojnë se qëndrojnë të përkushtuar dhe të hapur plotësisht për bisedime me liderët e partive politike, po edhe për zgjidhjen e një mënyre për t’u tejkaluar ngecjet e fundit serioze dhe të sigurojnë që Marrëveshja e Përzhinos plotësisht të implementohet, para se gjithash për popullin e Maqedonisë dhe shtetin.