Treshja Han- Orav- Bejli ndërmjetëson mes katërshes së liderëve

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli iu bashkëngjiti euro- komisarit Johanes Han dhe euro- ambasadorit Aivo Orav, në takimin e liderëve në rezidencën e BE-së në Vodno.

Liderët e VMRO DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev në rezidencë janë prej orës 9 e 45 minuta ku me ndërmjetësimin e Han tentojnë të gjejnë dalje nga kjo krizë politike.

Pas disa orëve bisedime, në takim arriti edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ndërsa 1 orë më vonë edhe lideri i opozitës shqiptare, Menduh Thaçi.

Tani për tani nuk ka detaje nga negociatat. Han thuhet se në Shkup ka arritur me zgjidhje të gatshme për krizën politike ndërsa sot në mëngjes u tha se takimi i liderëve ka mundësi të mos mbahet nëse euro- komisari vëren se nuk ka atmosferë pozitive për avancimin e çështjes.