TAV: Rasti me armën e Mijallkovit është gabim njerëzor

Kompania TAV e cila menaxhon aeroportin „Aleksandri i Madh” ka filluar me hetimet e brendshme e cila duhet të konfirmoi  se si ish drejtori i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov ka mundur të kalojë kontrollet e aeroportit me pistoletë në valixhe, ka deklaruar kompania për portalin “Libertas”.

Të njëjtën deklaratë  në faqen e vet të internetit e përcjell edhe javorja “Fokus”, prej ku nga TAV konfirmojnë se bëhet fjalë për “gabim njerëzor individual”.

„Aeroporti i Shkupit i ndjek të gjitha procedurat e sigurisë të cilat kërkohen sipas rregullave ndërkombëtare dhe lokale. Ky është një rast i izoluar në të cilin bëhet fjalë për gabim individual, njerëzor, një gabim i bërë në zbatimin e procedurave të sigurisë që ndiqen çdoherë në aeroportin e Shkupit. Të gjithë hapat e nevojshme do të ndërmerren me qëllim të mos ndodhin incidentet të tilla në të ardhmen. Hetimi i brendshëm është duke rrjedh dhe çdokush që ka përgjegjësi për këtë rast do t’i bart pasojat sipas rregullave të kompanisë”, kanë deklaruar nga kompania