fbpx

Pistoleta e Mijallkovit “ka ngecur” në jo-kompetencat dhe përgjigjet e pakta

-

Nga Prokuroria Publike për “Meta” deklaruan se ata janë  nuk janë kompetentë për rastin, e gjetjes së pistoletës dhe arrestimit të ish drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit  (DSK) Sasho Mijallkov, në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”. Prej atje thonë se kompetencat i takojnë “organeve të shtetit në territorin e të cilit është bërë vepra penale”.

Para një muaji Mijallkovi, u arrestua  pasi që në valixhen e tij u gjet pistoletë, me të cilin disa orë është “shëtitur” nëpër protokollin e sigurimit të aeroportit të Shkupit.

– Deri tani, Prokuroria Publike –Shkup, nga organet kompetente të Republikës së Serbisë nuk ka marrë raport për rastin në fjalë. Në përputhshmëri me rregullat ligjore, kur akti penal kryhet jashtë shtetit, apo në territor tjetër, kompetencat për procedurën i kanë organet e atij shteti”, nga Prokuroria Publike na u përgjigjën në pyetjet: Çfarë ndërmerr konkretisht me rastin në fjalë? A ka nisur procedurë, a  janë bërë hetimet për rastin? A është thirrur në bisedë Sasho Mijallkov lidhur me rastin? Lidhur me rasti Prokuroria Publike a ka kërkuar informacione nga autoritetet serbe?

Nga koncesionari i aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh”, kompania “TAV“,  cila paralajmëroi hetim të brendshëm  për “Meta” është përgjigjur  “I kemi ndërmarrë të gjitha masat që të mos përsëritet rasti i njëjtë”

– Ndërmorëm të gjitha masat e domosdoshme të gatishmërisë që të shmanget një rast i këtillë dhe bashkëpunojmë me të gjitha institucionet kompetente të të gjitha fushave- na u përgjigjën nga “TAV” për “Meta”, në pyetjen se a ka përfunduar hetim i brendshëm i “TAV” që ishte paralajmëruar nga kjo kompani për rastin në fjalë, a është konfirmuar përgjegjësia pas lëshimit të bërë të sigurisë dhe torba e udhëtimit të Mijallkovit a ka kaluar në skanerin e aeroportit “Aleksandri i Madh”?

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk bëjnë zë për rastin në fjalë, në asnjë pyetje në lidhje me arrestimin e Mijallkovit : A punojnë në zbardhjen e rastit? MPB-ja a do të ngrejë padi penale kundër Sasho Mijallkovit? Mijallkov a është thirrur në bisedë informative lidhur me rastin në fjalë? A janë bërë bisedime me të punësuarit dhe me përfaqësuesit e menxhmentit të TAV?

Ndërkaq, sipas rregullores ligjore për një vepër të tillë parashihet dënim me burg dhe gjobitje në të holla.

Në paragrafin 1 të nenit 402 të Kodit Penal thuhet se “ai i cili do të përpiqet të kalojë kufirin e Republikës së Maqedonisë, i armatosur ose me ushtrimin e dhunës pa leje të caktuar do të kalojë ose do të gjobitet me të hole ose deri në një vit dënim me burg”.

Sipas nenit 81 nga Ligji për armë, dënimi për person fizik nëse nuk lajmëron armën gjatë kalimit të kufirit shtetëror është nga  500 deri 1.000 euro.

“Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i armës në vende publike, përveç personave që kujdesen për sigurinë e personave dhe pronësisë të organeve shtetërore dhe personave juridik, në përputhje me rregullat për sigurinë e personave dhe pronësisë. Me nocionin vend publik në këtë ligj konsiderohet vend në të cilin qarkullim të lirë ka numër i pacaktuar i personave pa çfarëdolloj kushtesh ( në rrugë, sheshe, vende pikniku, porte, aeroporte, stacione hekurudhore, stacione autobusësh, vende pritjeje…” thuhet në Ligjin për armë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.