fbpx

VMRO- DPMNE: Për dallim nga Zaevi Mijallkovi pranon kur bën lëshime

-

“Sasho Mijalkov dha deklaratë për mediat. E vërtetoi lëshimin. Ai nuk gënjen dhe nuk manipulon. Fakt i pakuptueshëm për LSDM-në, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së lidhur me reagimin e LSDM-së ku partia më e madhe opozitare ndër të tjera pyet se si  ish drejtori i   Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov ka mundur të kalojë aeroportin e Shkupit me pistoletë në valixhen e udhëtimit.

Nga partia në pushtet thonë se derisa sipas Ligjit për kontroll kufitar, Policia kufitare ka për obligim që në kufi të kryej kontroll të udhëtarëve për hyrje dhe dalje nga Maqedonia, kurse për kontrollin e bagazhit personal kompetentë është shërbimi i sigurimit të aeroportit, i cili nuk është institucion shtetëror.

“LSDM-ja me të satën radhë dëshmon se nuk ka kapacitet e as njohuri elementare të legjislacionit. Prej tyre pritet një reagim i këtillë me të gjitha gënjeshtrat kontradiktore dhe konfuze. Prej tyre pritet që të sulmojnë institucionet dhe personalitetet vetëm e vetëm të mbulojnë turpin që ia bënë vendit me  gënjeshtrat  e liderit të tyre. Të gjithë dinë të bëjnë dallimin. Kur bënë lëshime Mijallkovi pohon dhe konfirmon. Zaevi gënjen dhe manipulon që të dal nga skandali që shkaktoi madje edhe me çmimin  e me të madhe ta turpërojë  Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO- DPMNE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.