fbpx
Tag: Emigrantët

tag: emigrantët

Tusk- Ivanov: Nevojitet aksion i sinkronizuar për zgjidhjen e problemit me refugjatët

Kreu i Këshillit të Evropës Donalld Tusk gjatë qëndrimit të tij në Shkup ka realizuar një  takimit me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov,. Gjatë takimit Ivanov dhe Tusk kanë diskutuar rreth krizës me refugjatë t dhe përpjekjet për arritjen e një zgjidhje të përbashkët evropiane. Presidenti Ivanov nga ana tjetër  ka informuar kreun e Këshillit të Evropës  për  masat...

Tusk nesër në Shkup takohet me Ivanovin

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk nesër do të vijë në Shkup në takim me presidentin Gjorge Ivanov. Arsyeja kryesore është kriza e refugjatëve. Pasnesër, zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara, Hojt Ji do të diskutojë me liderët vendor. Vizita e Tuskit është pjesë e mini-turnesë në të cilën ai do ti vizitojë Vjenën, Lubjanën, Zagrebin, Shkupin dhe Athinën...

Ivanov: Ajri politik është i ndotur dhe po na ngufat

Presidenti Gjorgje Ivanov fjalimin vjetor solemn sot në Parlament ia kushtoi krizës politike në Maqedoni, sfidat me të cilat ballafaqohet bota, ekstremizmi, kriza e refugjatëve dhe emigrantëve. Ivanov tha se po lëmë pas nesh vit ku Maqedoni është ballafaquar me sfida të shumtë, si në plan global ashtu edhe në atë vendor. Presidenti shtoi se vitin e kaluar vendi është...

Ivanov me anëtarët e Komitetit drejtues bisedoi rreth krizës së refugjatëve

Presidenti i RM-së sot mbajti takim me anëtarët e Komitetit drejtues, organ qeveritar për koordinim dhe menaxhim me sistemin e krizave dhe me pjesëtarët e shtatmadhorisë së ARM-së, lidhur me krizën e refugjatëve dhe emigrantëve. Takimi është mbajtur me qëllim që presidenti Ivanov t’i njoftoj anëtarët për takimin me kryetarin e KE-së, Donald Tusk, komisarin për zgjerim Johanes Han, drejtorin...

Nëpër Maqedoni në ditë kalojnë nga 6000 refugjatë

Në 24 orët e kaluar, më shumë se 4000 refugjat me shtatë makina speciale janë transferuar në kampin e pranimit në Gjevgjeli deri në Tabanoc. Në mëngjesin e sotëm drejt kufirit verior janë nisur edhe dy trena me nga rreth 1000 refugjatë, njoftojnë nga stacioni hekurudhor në Gjevgjeli. Sipas të dhënave të UNHCR, më shumë se 6000 refugjatë janë transferuar...

Nesër pasdite në Shkup do të mbahet tubim i qetë për solidarizim me refugjatët

Nesër prej orës 12, në sheshin “Maqedonia” do të mbahet tubim i qetë për solidarizim me refugjatët. Manifestimin që është iniciuar nga rrjetit social “Facebook” e organizon lëvizja majtiste “Solidariteti”. “Ne qytetarët maqedonas dhe forcat progresive, do të dalim më 12 shtator, Ditën evropiane për aksion, në solidaritet me refugjatët dhe të gjithë ato që ikin nga format e ndryshme...

Qeveria shpalli gjendje krize në kufirin verior dhe jugor

Qeveria në seancën e djeshme për shkak të fluksit në rritje të emigrantëve në shtet ka miratuar vendim për të shpallur gjendje krize në kufirin verior dhe jugor. Këtë sot në konferencën shtypi e deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski duke shtuar se për sigurimin e kufirit jugor do të angazhohet edhe Armata e RM-së. Siç njofton Kotevski, synimi i këtij...

“Meta” me emigrantët në Gjevgjeli: Për 1 litër ujë- 1 euro ndërsa 1 kilogram banane- 4 euro!

GjNë stacionin hekurudhor në Gjevgjeli, qindra emigrant presin që t’i dorëzojnë dokumentet në stacionin policor, që të marrin vërtetim me të cilin iu mundësohet qëndrim prej 72 orëve në Maqedoni. Thuajse të gjitha hijet nën drunjtë janë përplot refugjat. Një pjesë prej tyre policia përpiqet t’i grupojë në radhë që të mund më shpejtë dhe në mënyrë më efikase t’u shpërndajnë...

KE: Situata me emigrantët në Greqi është urgjente

Situata në Greqi në veçanti në ishullin Kos ku për çdo ditë arrijnë numër i madh i emigrantëve është më se urgjente dhe kërkon përgjigje kolektive evropiane, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Natasha Berto. Ajo në konferencë për gazetar në Bruksel theksoi se KE me kujdes ndjek zhvillimet pas fluksit të madh të emigrantëve në Greqi, por edhe në shtetet tjera. Berto...

Kufiri me Serbinë mbyllet për emigrantët

Autoritetet serbe kanë vendosur që ta mbyllin kufirin me Maqedoninë, në Tabanoc, për emigrantët dhe kjo gjë ka ndodhur prej orës 7 sot në mëngjes. Sqarimi i Serbisë për këtë hap është se në kampin e refugjatëve në Preshevë nuk ka vend më shumë. Kampi është i mbushur dhe nuk ka kapacitet për pranimin e emigrantëve të rinj. Serbia po thotë...