Tusk- Ivanov: Nevojitet aksion i sinkronizuar për zgjidhjen e problemit me refugjatët

-

Kreu i Këshillit të Evropës Donalld Tusk gjatë qëndrimit të tij në Shkup ka realizuar një  takimit me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov,. Gjatë takimit Ivanov dhe Tusk kanë diskutuar rreth krizës me refugjatë t dhe përpjekjet për arritjen e një zgjidhje të përbashkët evropiane. Presidenti Ivanov nga ana tjetër  ka informuar kreun e Këshillit të Evropës  për  masat dhe aktivitetet që ka ndërmarrë Republika e Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve.

“Kërkojmë  dhe presim zgjidhje nga Këshilli I Evropës dhe nuk kemi kurrfarë interesi që e gjithë barra të bie mbi Greqinë, por nuk do të lejojmë  që të realizohen  zgjidhje të njëanshme, që do të shkojnë në dëm tonin. Republika e Maqedonisë do të bashkëpunoj me fqinjin jugor  për tejkalimin e sfidave nga kriza me refugjatët”, ka theksuar gjatë takimit presidenti Gjorge Ivanov.

Në takim, presidenti ka paralajmëruar se po rritet tentimet për hyrje me dhunë në Maqedoni, përdorimi i pasaportave të falsifikuara dhe dokumentet e FRONTEKS-it si dhe dhunë ndaj forcave të sigurisë në pikën kufitare

Siç shkruan në njoftimin e Kabinetit të presidentit, bashkëfolësit kanë rënë dakord se nevojitet aksion i përbashkët i sinkronizuari të gjitha shteteve të përfshira dhe zgjidhje të harmonizuar.