GjNë stacionin hekurudhor në Gjevgjeli, qindra emigrant presin që t’i dorëzojnë dokumentet në stacionin policor, që të marrin vërtetim me të cilin iu mundësohet qëndrim prej 72 orëve në Maqedoni.

Thuajse të gjitha hijet nën drunjtë janë përplot refugjat.

Një pjesë prej tyre policia përpiqet t’i grupojë në radhë që të mund më shpejtë dhe në mënyrë më efikase t’u shpërndajnë vërtetimet.

Një nëpunës policor për “Meta” deklaroi se shpesh krijohen rrëmuja dhe ato që janë përpara ndodh që të jenë të shtypur, por megjithatë arrijnë që të vendosin rend.

Në stacionin hekurudhor mund të vërehen tezga të improvizuara në të cilat shiten produkte ushqimore, ujë dhe pemë.

Një shishe e rëndomtë me ujë kushton 1 euro.

Një kilogram banane kushton 4 euro.

Përreth stacionit të autobusit në Gjevgjeli gjithashtu ka emigrantë ndërsa mund të vërehen edhe taksistë të cilët bëjnë pazarllëk me ta. Një banore e Gjevgjelisë është ankuar se taksistët nuk e kanë vozitur atë duke pretenduar se prej emigrantëve fitojnë më shumë.