Plenumi Studentor dhe ai i profesorëve do të kenë seancë të hapur plenare para Parlamentit

Nesër , në orën 11:00 para Parlamentit, “Plenumi studentor” dhe “Plenumi i profesorëve” do të organizojnë takim të hapur. Në takimin e përbashkët do të diskutohet për çështjet të organizimit të demonstratave masive të pakënaqësive dhe revoltës, si dhe mënyrën e rezistencës së organizuar ndaj ndryshimeve të propozuara në ligjin për arsim. Ngjarja është e paralajmëruarr në rrjetin social “Facebook”. Gjithashtu nesër, deputetëve popullor do t’u dorëzohen letrat të profesorëve nga Maqedonia, letrën e profesorëve të huaj dhe letrën e studentëve me të cilën shprehen argumentet për mospranimin e ndryshimeve të propozuara dhe plotësimin e ligjit për arsimin e lartë. – Hapja e procedurës në seancën plenare në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, në kundërshtim me qëndrimin e shpallur publik nga këto ndryshime , për ne është akt i papranueshëm dhe jodemokratik dhe për këtë arsye paralajmërojmë mobilizim masovik dhe më të madh për mënyrën e këtillë të sjelljes së vendimeve –shkruan në argumentimin e ngjarjes.