Spasovski pret vendim të duhur nga BE për krizën e refugjatëve

Ne do të mund të pranojmë aq refugjatë sa mund të pranojnë vendet e rutës së Ballkanit perëndimor, Serbia, Kroacia, deklaroi ministri i brendshëm Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme të Qendrës ë pranimit në Gjevgjeli me homologun e tij çek, Milan Hovanec.С

Spasovski tha se pret vendet- anëtare të BE-së të sjellin vendim të mençur për menaxhimin me krizën e refugjatëve pasi problemi nuk buron prej në Maqedoni.

“Presim vendim të mençur nga BE. Maqedonia vetvetiu nuk mund të jetë zgjidhje e këtij problemi pasi nuk është burimi i tij, por se duhet zgjidhja të jetë prej atje nga ku vijnë refugjatët. Çdo zgjidhje tjetër që mund të ofrohet, nuk do të ishte e mirë”- vlerëson Spasovski