Spasovski: LSDM do t’i kthej njerëzit në vend dhe do të siguroj jetë dinjitoze për të gjithë

Qytetarët i japin përkrahje LSDM-së që të vazhdoj me proceset që i ka hapur, për zgjedhje korrekte, ku Maqedonia do të ketë qeveria të votuar nga populli e jo nga votues inekzistent, qeveri e pranuar nga të gjithë, me legjitimitet të plotë, tha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Demir Hisar.

“LSDM këmbëngul në qëndrimin se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe demokratike. Për këtë nevojitet lista zgjedhoret pastrohet dhe të rregullohen pikat kontestuese lidhur me mediume “ tha Spasovski.

Gjatë vizitës së fshatrave Edinakovc, Suvodol dhe Slepçë, Spasovski qytetarëve u tha se LSDM do t’i kthej qytetarët përsëri në vend, do t’i mbaj ato që janë këtu dhe do të siguroj jetë dinjitoze për të gjithë.