Selmani: Gjobat e mëdha do t’i mbyllin mediumet

-

Nëse shoqatat e mediumeve nuk përfshihen në bisedimet e mediumeve të partive politike dhe ndërmjetësit belg, Piter van Hojte, gazetarët do të protestojnë para Klubit të deputetëve, deklaroi kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani.

Ai reagoi ndaj ndryshimeve të fundit të Kodit zgjedhor ku janë përfshirë edhe portalet e internetit ku parashihen gjoba prej 8000 euro.

“Ndryshimet më të reja në Kodin zgjedhor, që janë miratuar me procedurë jo- transparente janë skandaloze. Gjobat e larta do ta rritin presionin ndaj mediumeve ndërsa mund të shkaktojnë mbylljen e tyre. Kjo nuk është e lejueshme dhe kërkojmë Van Hojte të na ftoj në procesin negociues” deklaroi Selmani.

Për kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve Tamara Çausidis kjo sot është konferencë paralajmëruese që këtë profesion e bën me pagesë më të ulët.

“Nuk do të lejojmë prapa dyerve të na sjellin vendime. Nuk do të lejojmë të sjellin censurë. SPGM është e tmerruar nga ky akt dhe insistimi në derë të vogël të vendoset censura ndaj mediumeve” deklaroi Çausidis.