Presidenti i ri i Gjermanisë, Frank Ualter Shtajnmaer, si shef i diplomacisë gjermane, detyrë që e kryente deri në fillim të muajit të kaluar, mes tjerash ishte aktiv në procesin e tejkalimit të krizës politike në Maqedoni.

Angazhimi i tij edhe pse nuk ishte shumë i eksponuar publikisht, megjithatë kishte domethënie kyçe në uljen e partive maqedonase në tryezën e bisedimeve kah mesi i vitit të kaluar, që reflektoi me arritjen e aneksit të Marrëveshjes së Përzhinës gjegjësisht marrëveshjes së 20 korrikut, pas çka u përkufizuan rregullat e lojës që sollën të kemi zgjedhje më 11 dhjetor.

Më 4 maj të vitit të kaluar, Shtajnmaer për deputetë personal rreth krizës në Maqedoni e emëroi ambasadorin e Gjermanisë në Vjenë, Johanes Hajndël. Hapi i këtillë solli prishje serioze të raporteve mes lehtësuesit të atëhershëm Piter Vanhojte dhe VMRO DPMNE-së, por edhe deklarata e euro- komisarit Johanes Han për një medium bullgar se “nuk është e rëndësishme sa partitë do të marrin pjesë në zgjedhje (për zgjedhjet e 24 prillit gjegjësisht 5 qershorit ku VMRO DPMNE ishte e vetmja parti që u prononcua se do të merr pjesë në to, v.j) por se është e rëndësishme që ato të mbahen”.

Më 15 prill, ai kritikoi amnistinë e politikanëve në Maqedoni dhe deklaroi se presidenti Gjorgje Ivanov ka dëmtuar standardet e sundimit të drejtës dhe rregullit juridik ku vlerësoi se presidenti pa penguar punën e PSP-së dhe misionit të saj “që t’i hetoj akuzat për keqpërdorim të pushtetit. Më 28 prill, Shtajnmaer deklaroi se shpreson që “partitë politike në vend do të kuptojnë se jostabiliteti i madh do të bëj rrugën drejt BE-së dhe NATO-s më të vështirë”. Kjo deklaratë e tij ishte prej të rrallave, nëse jo e vetmja që në atë periudhë erdhi nga komuniteti ndërkombëtar, kur në vend rritej pasiguria me krizën politik ndërsa në rrugë çdo ditë kishte protesta ndaj vendimit të presidentit Ivanov për faljen e funksionarëve dhe bashkëpunëtorëve të afërt. Disa ditë pas kësaj, MPJ-ja gjermane njoftoi vendimin për dërgimin e deputetit Hajndël në Maqedoni.

Më 19 maj MPJ-ja gjermane përshëndetin vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe apeloi të tërhiqet vendimin për faljen e politikanëve, që Ivanov e bëri gjatë gjysmës së dytë të muajit maj. Më 1 shtator, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme zgjedhore të 11 dhjetorit, Shtanjamer përshëndeti marrëveshjen e partive maqedonase dhe porositi se patjetër duhet të evitohet ngecja e mëtutjeshme e vendit në rrugën që do ta afrojë drejt BE-së dhe se ngel e rëndësishme që PSP të mund të punoj pa pengesë.

Më 12 dhjetor gjegjësisht një ditë pas zgjedhjeve, Shtanmajer porositi se “zgjedhjet janë hap i rëndësishëm për tejkalimin e krizës politike në vend dhe se është e rëndësishme sa më shpejtë të formohet Qeveria, e cila do të shfrytëzoj mandatin  e saj për zbatimin e reformave urgjente ndërsa PSP-së t’i mundësojë pa pengesë të bëj punën e vet, të zbuloj dhe të dënoj ata që e kanë keqpërdorur pushtetin”.