Filloi takimi i ri i grupeve të punës për marrëveshjen e Przhinos

Filloi takimi i ri i grupeve të punës të partive më të mëdha politike për marrëveshjen e Przhinos.

Ekipin e LSDM-së sot e përbëjnë Radmilla Sheqerinska dhe Damjan Mançevski ndërsa përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së janë po të njëjtit nga takimi i mëparshëm gjegjësisht Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. Përfaqësues të BDI-së janë Musa Xhaferi, Artan Grubi dhe Fatmir Besimi ndërsa PDSH përfaqësohet nga Imer Aliu, Bekim Fazliu dhe Luan Tresi.

Në takim marrin pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe misioni të BE-së në Maqedoni.

Pritet sot të filloj pjesa e punës për realizimin e Marrëveshjes dhe shqyrtimi më serioz i masave të propozuara për ndërrimin e listës zgjedhore, votimin e Diasporës dhe procesin zgjedhor.