Takimi  ri i ministrave të financave të euro- zonës për Greqinë

Ministrat e financave të vendeve të euro- zonës sot do të takohen në takim të ri të jashtëzakonshëm në Bruksel pasi dje nuk arritën të merren vesh nëse do ta mbështetin planin e Greqisë për program të ri për ndihmë apo do ta largojnë Greqinë nga valuta evropiane.

“Nuk arritëm të merremi vesh, do të vazhdojmë nesër” tha mbrëmë ministri holandez dhe shefi i euro- zonës Jarun Dajselblum duke shtuar se ka “problem me besimin” në autoritetet greke.

Duke pasur parasysh ndarjen e ashpër në takimin e mbrëmshëm, në Bruksel sot pasdite do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i BE-së ku do të marrin pjesë shefat e 28 shteteve- anëtare.

Kriza është thelluar pasi javën e kaluar votuesit grek në referendum refuzuan të pranojnë planin e kursimit që ua imponuan kreditorët si kusht për programin e ri të ndihmës financiare nga BQE dhe FMN.

Nga epilogu i takimit të sotëm do të varet nëse Greqia do të largohet nga BQE apo do t’i lejohet me masa restriktive të qëndroj në euro- zonë.