Në vend të Kuvendit, Ivanov nesër do të mbaj fjalimin vjetor në kabinetin e tij

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, nesër në orën 11 do ta mbaj fjalimin e tij vjetor, njoftojnë nga kabineti i tij.

Ivanov këtë vit pasi Kuvendi ende nuk është i konstituuar, fjalimin do ta mbaj nga kabineti i tij.

Vitin e kaluar, Ivanov fjalimin vjetor e mbajti para parlamentit gjysmë të zbrazur gjegjësisht në mungesë të deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së. Ai atëherë, bëri thirrje për bashkimin dhe ndërprerjen e krizës politike dhe vlerësoi se viti 2016 do të jetë test për Maqedoninë.