Mijalkov lëshon gjykatën, vendimi për masat e kujdesit në duart e gjykatësit

Ish drejtori i DSK-së dhe anëtari aktual i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Sasho Mijalkov, pas më shumë se 2 orë dëshmi është larguar nga Gjykata penale. Ai doli nga dera dytësore e gjykatës prej ku edhe hyri ndërsa për disa minuta njësitet speciale bllokuan hyrjen. Tani për tani nga gjykata nuk ka informacione nëse krahas Mijalkovit sot në bisedë kanë ardhur edhe dy të dyshuarit tjerë në rastin “Arka”, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq.

Vendimin për masat e kujdesit nga Mijalkov duhet t’i sjell gjykatësi me procedurë paraprake.

Ish drejtori i DSK-së sot pasdite u paraqit në Gjykatën penale të Shkupit.