Meta viziton Ahmetin në spital

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, sot vizitoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti në spitalin e Tetovës. Ahmeti për vizitën e Metës është falënderuar në profilin e tij të fejsbukut.

“Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhe pse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë.”, shkroi Ahmeti në profilin e tij të fejsbukut.