KSHZ nuk pret shumë qytetarë të bëjnë kontroll në listën e zgjedhësve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk pret numër të madh të qytetarëve që do të paraqiten për ndërrimin e të dhënave në listën e zgjedhësve. Prej atje thonë se sipas praktikës nga vitet e mëparshme, ky numër është i vogël dhe pa mundësi të mëdha të bëj ndryshime radikale në listën e zgjedhësve. Megjithatë, lidhur me atë nëse do të publikohen shifrat e qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesë për fshirjen e të dhënave apo për paraqitje si votues, sot duhet të vendos komisioni në seancë publike.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2014, më shumë se 110.000 qytetarët e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe kanë bërë kontroll nëse gjenden në listën e zgjedhësve. Më shumë se 75.000 votues kontrollin e kanë bërë përmes internetit.

Prej sot, sipas afatit të KSHZ-së, të gjithë të interesuarit në R. e Maqedonisë që janë në punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, kanë të drejtë të marrin listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e RM-së për njësinë zgjedhore nr.7.