Jankulloska nuk ndjehet fajtore, marrja në pyetje ndërprehet pasi gjykatësit i është përkeqësuar gjendja

Gjykata penale e Shkupit nuk vendosi, nëse ish ministres Gordana Jankulloska do t’i merret pasaporta dhe do t’i ndalohet ta lëshoj Shkupin, si e akuzuar në lëndën “Fortesa”. Shkak për këtë është se gjykatësit të cilit i është dhënë lënda, i është përkeqësuar gjendja, edhe atë gjatë marrjes në pyetje të ish ministres, njofton “Meta”. Pasi erdhi ndihma e shpejtë dhe u bë e qartë se marrja në pyetje nuk do të vazhdoj, Jankulloska doli nga gjykata dhe u prononcua për mediat. Ajo tha se nuk është fajtore për veprat me të cilat e ngarkon Prokuroria speciale.

Pas katër orëve marrje në pyetje, ish ministrja Jankulloska lëshoi gjykatën me avokatët e saj.

Në lidhje me rastin “Fortesa” ajo tha se nuk ndjehet fajtore ndërsa për hetimet e PS-së komentoi se janë pjesë e agjendës politike të kësaj Prokurorie dhe pret në të ardhmen të ketë hetime të reja.