Poposki dhe De Grot diskutuan krizën politike

Ministri për punë të jashtme  Nikola Poposki sot ka realizuar takim me Drejtorin shtetëror për bashkëpunim evropian në Ministrinë e punëve të jashtme të Holandës, Robert de Groot.

Poposki  dhe De Groot, siç njofton MPJ, kanë biseduar për përpjekjet aktuale për tejkalimin e krizës politike në vend, në pritje të diskutimeve të Këshillit për punë të jashtme të BE, gjatë javës së ardhshme.

Në suaza të takimit është theksuar edhe rëndësia e agjendës për reforma, përfshirjes së të gjithë faktorëve politik  dhe pritjet për kthimin e besimit që Republika e Maqedonisë ka ardhmëri të besueshme si anëtare e BE.