Han: Mbyllja e kufirit maqedonas do të ndikoj në kontestin e emrit

Nëse paraqiten tensione në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë për shkak të krizës së refugjatëve, kjo sigurisht do të ndikoj edhe në problemin e emrit, vlerëson euro- komisari për zgjerim, Johanes Han në konferencën e sotme në Bruksel, nën emrin “Partneritetet ballkanike- përforcimi i lidhjeve në rajon”.

“Mos e nënvlerësoni krizën e brendshme politike që duhet të tejkalohet në IRJ të Maqedonisë. Një prej arsyeve pse situata në vend është e tillë është se Shkupi ka status kandidati prej vitit 2005-të dhe ai asnjëherë nuk u avancua në bisedime. Është e njohur çështja e emrit dhe shohim se qeveria e re greke është më e hapur që të punoj për zgjidhjen e mundshme dhe e mbështes këtë. Frika është se nëse ka tensione të mëdha mes vendeve për shkak të kufirit, kjo mund të ketë ndikim në aktivitetet e kohëve të fundit për tejkalimin e ngecjes politike që zgjat me vite”- vlerëson Han.