Hajndël nesër pritet të takohet me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës

I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl  sërish vjen në Shkup. Brenda një kohe të shkurtër, kjo është vizita e tij e katërt.

Opozita pret që presioni tani të jetë ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, meqë edhe Komisioni Evropian edhe bashkësia ndërkombëtare gjatë periudhës së kaluar e kanë përmendur qartë Qeverinë si fajtor të drejtpërdrejt për krizën politike në vend.

Pas vizitës së Haindl do të mësohet se kur partitë do të rifillojnë bisedimet për tejkalimin e krizës. Bashkimi Evropian dërgoi porosi të ashpra për Maqedoninë. Brukseli kërkon implementimin e plotë të vërejtjeve nga raporti i Pribes – departizim të administratës, media të lira dhe reforma në gjyqësor.