Gruevski: Seanca ishte e mbyllur sepse nuk doja që LSDM-ja të nxis konflikt

Kryeministri Nikolla Gruevski, pas dëshmimit para anëtarëve të Komisionit Anketues për skandalin me përgjimeve, e pranoi se nuk ka kërkuar që seanca të  bëhet me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve të klasifikuara por për shkak që mos i jep rastin LSDM-së të bëjë teatër.

– Sot erdha me kohë që të dëshmojë dhe t’iu përgjigjem të gjitha pyetjeve që kanë anëtarët e Komisionit Anketues. Mund të them se iu përgjigja të gjitha pyetjeve, saqë s’kishte më pyetje. Gjithashtu, doja të them se kërkova që seanca të mbahet me dyer të mbyllura për opinionin publik, sepse LSDM-ja është e aftë të shkaktoj konflikt dhe nuk doja t’ua jap këtë rast. Gjithçka që thashë në seancë tashmë është thënë edhe në opinion- deklaroi Gruevski.

Ai në disa pyetje të gazetarëve tha se tashmë iu është përgjigjur atyre pyetjeve dhe nëse duan sërish t’i dëgjojnë le ta dëgjojnë sërish audio-filmimin”.

Gjithashtu, Gruevski nuk u përgjigj në pyetjen se kur planifikon të jep dorëheqje.

Pas dëshmisë së kryeministrit, me deklarata doli edhe kryetari i komisionit, Petre Shilegov, dhe përfaqësuesi nga VMRO- DPMNE, Antonio Milloski.

Shilegov tha se e gjithë seanca ka qenë qesharake, se Gruevski ka dashur t’i shmanget çdo përgjigje e cila do të zbulonte ndonjë informacion të klasifikuar. Ai shtoi se Gruevskit nuk i është dashur atmosferë e qetë për pëegjigjet, por se vetëm ka dashur të fsheh të vërtetën nga qytetarët.

Milloski, nga ana tjetër tha se kryeministri është përgjigjur në të gjitha pyetjet e parashtruara dhe se seanca ka kaluar në atmosferë të qetë