Gruevski në forum- biznes në Paris

Në forumin e biznesit të organizuar nga grupacioni “Maqedonia 2025” në Paris, do të merr pjesë kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me ministrin pa resor i ngarkuar për investime të huaja, Goran Mickovski, ministrin e jashtëm Nikolla Poposki dhe drejtorin e Agjencisë së investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit, Kliment Shekerovski.

Qëllimi është prezantimi i mundësive për investim dhe risive që ofrohen në Maqedoni si dhe lidhjen e sa më shumë bizneseve të suksesshme të menaxhuara nga sipërmarrës maqedonas dhe Evropës si dhe mundësive për ndikimin e tyre në zhvillimin e ekonomisë maqedonase.

Në forum parashihen tre panel- diskutime, ku fjalim do të mbajë kryeministri Gruevski.