Erdogan: Gratë nuk janë të barabarta me burrat

Presidenti i turk Rexhep Taip Erdogan sot ne Stamboll deklaroi se gratë nuk janë të barabarta me burrat duke atakuar feministet e Turqisë, me theks se po hedhin konceptin e të qenit nënë.

Duke folur në konferencën për të drejtat e grave, Erdogani tha se për shkak të dallimeve biologjike, gratë nuk mund të kenë të njëjtin  rol në jetë.

Religjioni ynë (islami) përcaktoi vendin e gruas ( në shoqëri )- të qenit nënë. Disa njerëz këtë mund ta kuptojnë, kurse disa të tjerë nuk munden. Këtë nuk mund t’ia shpjegoni feministeve, sepse ata kundërshtojnë konceptin- tha presidenti turk në takim, ku në mesin e të pranishmeve ishte edhe e bija e tij Sumeje.