Ekstradohet Zhaneta Basha, ngarkohet për prostitucion me fëmijë

Ministria e Punëve të Brendshme kreu ekstradimin nga Greqia të 54 vjeçes Zhaneta Basha nga Gostivari. Ajo është vendosur në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin me burg prej 10 viteve.

Ajo kërkohej nga Interpoli me urdhër- arrest ndërkombëtarë të lëshuar nga urdhër nga Gjykata themelore e Gostivarit ndërsa u privua nga liria në Greqi në shtator të vitit të kaluar pas çka iu shqiptuar masa e arrestit dhe filloi procedura për ekstradimin e saj. Në vitin 2012, Gjykata themelore Gostivar e shpalli fajtore për tregti me persona të mitur ndërsa të dëmtuarve duhet t’u paguaj 400 mijë denarë.

“Ajo ngarkohet se seksualisht ka shtypur të miturat në mënyrë që të dëmtuarat kanë punuar si kameriere dhe shoqëruese të mysafirëve në objektin hotelierik “Deflina” në Gostivar dhe çdoherë kur e pandehura u ka dhënë urdhra të njëjta kanë ofruar shërbime seksuale në banesën e saj ose në motelet “Elita”, “Monako” dhe “Ignasia” në Gostivar dhe motele tjera për vlerë prej 2 deri 3 mijë denarë për klient” –thonë nga MPB-ja.