Deri të martën duhet të jetë çdo gjë gati ndërsa bisedimet në “stend-baj”

Tanimë më 10 ditë është tejkaluar afati që grupet e punës që e kishin sipas Marrëveshjes së Përzhinos për të arritur marrëveshje për rregullativën zgjedhore.

Pasi para dy ditëve LSDM i lëshoi bisedimet të njëjtat janë në udhëkryq ndërsa sot nga opozita njoftuan se nuk kanë ndërmend të kthehet në bisedime derisa të mos emërohet ekipi i prokurores Janeva.

Është tejkaluar edhe afati për grupin e punës që duhej të negocioj për mediumet. Përfaqësuesit që duhej t’i tejkalojnë mospajtimet rreth mediumeve u takuan vetëm një herë, por nga ai takim nuk kishte asgjë konkrete dhe si rrjedhojë çështjet e mediumeve ngelën të hapura. Edhe më tej nuk dihet kur  do të ketë takim tjetër për këtë çështje.

Për shkak të tejkalimit të afateve ka mundësi që të anulohen edhe vendimet për shumë çështje tjera të hapura.

Nga Marrëveshja e Përzhinos tani për tani është respektuar afati vetëm për prokurorin publik edhe atë jo tërësisht sepse Këshilli i prokurorëve publik miratoi vetëm gjysmën e ekipit të prokurorja publike speciale Katica Janeva e kërkoi.

Në rend dite kanë ngelur thuajse të gjitha çështjet që duhet të zgjidhen:

  • Komisioni anketues në Kuvend (afati për formim:15 shtator; afati për raportin e parë në nëntor);
  • Kodi zgjedhor (afati: 6 tetor);
  • Mediumet (afati: 15 tetor);
  • Të sigurohen mjete dhe hapësira për prokurorinë speciale publike (19 tetor);
  • Qeveria e përkohshme me ministra dhe zëvendës- ministra të LSDM-së (afati: 20 tetor);
  • Propozim- versionet e Ligjeve për informatorët dhe moratoriumi për “bombat (afati: 20 tetor);