Dimitriev: Me komunikim më intensiv me KSHZ, do të krijojmë kushte për zgjedhje në prill

Jam i bindur se përmes komunikimit më intensiv mes Qeverisë dhe KSHZ do të krijojmë kushte që të mund zgjedhjet të mbahen më 24 prill, porositi kryeministri teknik për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev në takimin e sotëm me Komisionit. Ai tha se më mirë komunikimi të mbahet përmes takimeve sepse, sipas tij, është mundësia më e mirë që të tejkalohen këto probleme.

“Natyra e problemeve është e tillë që mos të mund të zgjidhen. Besoj në kapacitetin e bashkëpunëtorëve të mi ndërsa e di se edhe ju jeni në linjë që të bëjmë maksimumin për zgjedhjet të organizohen në atmosferë korrekte dhe demokratike” tha Dimitriev në takimin me përfaqësuesit e KSHZ-së.

Dimitriev shtoi se ka disa propozime për atë se si të menaxhohet ky proces.

“Tani formalisht si Qeveri e angazhuar që të zbatoj zgjedhje, kemi të drejtë komunikimit me institucionet ta ngremë në nivel më të lartë. Po mendoj të gjitha aktivitetet me të cilat Qeveria mund të ndihmoj, t’i vendosim në letër, si dokument që mund të jetë pika e parë në çdo seancë të Qeverisë” tha Dimitriev.