Brazili dhe Holanda kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Indonezia

Brazili dhe Holanda kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Indonezia pasi autoritetet e këtij vendi kanë ekzekutuar gjashtë persona të burgosur për posedimin e drogës, lajmërojnë agjencitë botërore.

Duke injoruar apelet për t’i amnistuar, mbrëmë reparti gjuajtës ka kryer dënimin me vdekje ndaj gjashtë personave, midis të cilëve edhe një shtetas indonezian ndërsa të tjerët janë shtetas të huaj nga Brazili, Holanda, Malavi, Vietnami dhe Nigeria.

Brazili ka tërhequr ambasadorin e vet për shkak të konsultimeve të mëtutjeshme ndërsa siç njoftojnë autoritetet e atjeshme, rasti i tillë do të ndikoj ndaj marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve.

Holanda gjithashtu tërheq ambasadorin nga ish kolonia e saj, duke vlerësuar vendimin e autoriteteve indoneziane si dënim të ashpër dhe jo- human, që paraqet mohim të dinjitetit dhe integritetit njerëzorë.