Gjykatësja Lidija Petrovska, e cila udhëheq gjykimin për rastin “Fortesa 2”, ka larguar gazetarët nga gjykata që të mund të lexohet përmbajtja e shkresës që PSP-së e ka pranuar nga Ministria e brendshme lidhur me kërkesën për deklasifikim dhe përdorimin e informacioneve të klasifikuara në procedurë gjyqësore.
Në gjykim prezent janë të gjithë shtatë të akuzuarit gjegjësisht ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, dhe gjashtë persona, të cilët ngarkohen për shkatërrimin e dokumentacionit për sistemet e përgjimit joligjor.
Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska, filloi me leximin e shkresës, ndaj të cilës vërejtje kishte avokati i Grujovskit, Nikola Dodevski, i cili tha se në shkresë mund të ketë informacione të klasifikuara dhe kërkoi largimin e publikut nga gjykata.
Ndaj kësaj reagoi prokurorja Ristovska, e cila tha se nuk ka nevojë që të largohen gazetarët, por gjykatësja Petrovska, edhe krahas kësaj, veproi në bazë të kërkesës së Dodevskit dhe i luti gazetarët që të largohen nga gjykata. Ajo shtoi se gjykata me dyer të mbyllura duhet të vërtetoj kush ka certifikatë sigurie dhe cilat të dhëna janë të klasifikuara e cilat jo.
Në reagimin e gazetarëve që të arsyetoj në bazë të cilit nen nga Ligji për procedurë penale e largon publikun, Petrovska tha se kjo është e rregulluar me nenin 347.
Kameramanëve dhe fotoreporterëve nuk u është lejuar t’i regjistrojnë dhe fotografojnë të prokurorët, të akuzuarit dhe avokatët.