PSP: Nga Regjistrimi qendror do të marrim dokumente edhe në ditët në vijim

Prokuroria Speciale (PSP) e Maqedonisë ka konfirmuar marrje dokumentacionesh mbrëmë në Regjistrin Qendror, pas sigurimit paraprak të urdhrit nga gjyqtari.

“Gjatë ditës së djeshme është vendosur bashkëpunim me Regjistrim Qendror dhe është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dokumentacion voluminoz, ditët e ardhshëm do të merret i tërë dokumentacioni dhe për këtë do t’ju njoftojmë në kohë. Gjithashtu theksojmë se bashkëpunimi i vendosur me RQ do të vazhdoj edhe në të ardhmen” thuhet në njoftimin e PSP-së

PSP-ja njofton se do të merren dokumentacione shtesë nga Regjistri Qendror, duke theksuar se tash është vendosur bashkëpunim i rregullt me Regjistrin Qendror.