Mijalkov heq dorë nga pasaporta diplomatike

Dokumentin apo pasaportën që në përputhje me ligjin dhe të drejtën diskrete të ministrit mu dha nga MOJ, as nuk e kam marrë e as nuk e kam përdorur, deklaroi ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov për portalin “Pres 24”.

Ai thotë se LSDM fokusin e vë në fushatë të zezë sepse s’ka çfarë t’u ofroj qytetarëve.

“Që të del në shesh arma e tyre e fundit dhe mos- pasja e ideve, vendosa që mos ta marr dokumentin diplomatik dhe të heq dorë nga ai. Ngeli dhe vazhdoj të luftoj për interesat e Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Nuk kam rënë në presione më serioze dhe kërcënime e nuk do të bie as tash. Jam i bindur se qytetarët në muajin prill qartas do ta porosisin LSDM-në se çka mendojnë për destruktivitetin e saj”, deklaroi Mijalkov