VMRO DPMNE dhe BDI do ta zgjidhin dygjuhësinë me ndryshime ligjore?

VMRO DPMNE dhe BDI parimisht i kanë harmonizuar qëndrimet rreth dygjuhësisë, shkruan “Telma”, duke u thirrur në burimet nga ekipet negociuese. I njëjti burim thotë se dy partitë kanë vendosur që Kushtetuta të mos ndryshohet ndërsa çështjen do ta zgjidhin me ndryshime të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në Kuvend do të formohen grupe pune që do të punojnë në të gjitha çështjet e hapura, njofton më tej televizioni.