Formimi i qeverisë kalimtare deri në zgjedhje, tema kryesore në Përzhinë

Formimi i qeverisë kalimtare është tema kryesore e bisedimeve të sotme të grupeve të punës të partive politike në Përzhinë, mëson “Meta” nga burimet e ekipeve negociuese.

Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Imer Aliu nga PDSH dhe Artan Grubi nga BDI do të bisedojnë edhe për listën e zgjedhësve dhe reformat në media.

Siç mësojmë, të gjithë katër partitë politike janë dakorduar që të mos ketë listë të tretë për 40.000 votuesit kontestues, por se ato të kontrollohen fillimisht me kontroll terreni e më pas edhe me vet- lajmërim pranë KSHZ-së.

“Meta” mëson se është hedhur poshtë ideja për grup “ad hok” që duhej të formohet para zgjedhjeve për rregullimin e mediave, që sipas burimeve, edhe më tej është pika më e nxehtë e bisedimeve.

Në bisedimet, krahas krerëve të partive, marrin pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.