Bushati: Shqiptarët nuk janë punëtorë sezonalë në trojet e tyre

“Shqiptarët nuk janë punëtorë sezonalë në trojet e tyre. Ne jemi të vëmendshëm tu përgjigjemi në kohë kërkesave të tyre.  Nuk do të reshtim së theksuari nevojën e zhvillimit të shqiptarëve kudo ata ku jetojnë në respekt të asaj që u takon për më shumë dinjitetit, barazi dhe përfshirje në planin e zhvillimit, e rrjedhimisht më shumë mirëqenie”, ka thënë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në fjalimin që dje e mbajti në Universitetin e Shkodrës.

Kjo deklaratë, siç njofton korrespondentja e “Meta” nga Tirana, vjen pas lajmit se ish kryeministri dhe kreu i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski ka kundërshtuar idenë për qeveri koalicioni mes LSDM-së dhe partive shqiptare dhe se ai është ofruar që të mbështes oponentin e tij politik, Zoran Zaev, vetëm që të pengoj realizimin e kërkesave të shqiptarëve.