Ajri në Shkup, Tetovë dhe Manastir përsëri është përplot me pluhur

Në Shkup, Tetovë dhe Manastir sot më mëngjes ajri është tejet i ndotur ndërsa stacionet e matjes tregojnë përqendrim të grimcave PM10 prej 120 deri 230 mikrogram në metër kub.

Në Qendër të Shkupit është matur përqendrim më i madh prej 230 mg grimca në kub metër, në Lisiçe -215, Tetovë -200, Karposh -170, stacionet matëse te Rektorati dhe Milladinovc tregojnë 150 mg në metër kub ndërsa në Koçani dhe Manastir -120 gjegjësisht 100 mg në metër kub.

Ndotja gjegjësisht përqendrimet janë më të lartë në orët e pasdites dhe gjatë natës. Kështu, në Tetovë maksimalisht janë matur 553 mg, në Karposh 400, Qendër 350, Lisiç 320, te Rektorati dhe Milladinovc 250, Manastir 200 dhe Koçani 144 mg në metër kub.