VMRO DPMNE kërkon shoqatat e gazetarëve të dërgojnë propozime për Ligjin e mediumeve

VMRO DPMNE sot iu bëri thirrje SHGM-së, AMG, SPGM, Agjencia e mediumeve dhe të gjitha organizatat sportive, kulturore, fetare e tjerë që përfshihen në Ligjin e mediumeve të dorëzojnë propozim deri tek ta që të mund kjo parti vërejtjet t’i vendos në tryezë në Klubin e deputetëve para aktorëve tjerë të Marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas Ilija Dimovskit anëtarit të grupit të punës së VMRO DPMNE-së nuk do të pranohet ligj në të cilin do të vendosen gjoba të larta për mediumet dhe që do të thotë censurë për ta.

“I njoftojmë të gjitha partitë se nuk kemi për qëllim të pranojmë ligj për mediumet pa aktorët tjerë që përfshihen me këtë problematikë. Gjithashtu nuk pajtohemi me propozimin e ndërmjetësit belg Piter van Hojte, dispozitat e të cilit nuk janë në asnjë ligj evropian” deklaroi Dimovski.

Për Robert Popovskin negociator për mediumet nga LSDM, ky propozim i VMRO DPMNE është i pranueshëm, por vlerëson se këtë partia në pushtet është dashur ta bëj para 2-3 javëve.

“Për faktin që sot VMRO DPMNE e propozon këtë nismë, vlerësojmë se kjo ndodh për shkak të shtyrjes së marrëveshjes që duhet të arrihet për mediumet. VMRO DPMNE javën e kaluar refuzoi propozimin tonë për shoqatat e gazetarëve që të marrin pjesë në bisedimet e grupeve të punës” deklaroi Popovski.

Në pyetjen e gazetarëve çfarë mendon si ish gazetar për deklaratën e Zaevit, i cili si armik më të mëdhenj përmendi televizionet nacionale, ai nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por tha se gjendja e keqe me mediumet është rritur gjatë kohës së sundimit të VMRO DPMNE-së.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani ku ai dënon liderin e LSDM-së Zoran Zaev lidhur me deklaratën e dhënë për televizionet nacionale, ai tha se kjo shoqatë nuk guxon të jep kualifikime politike sepse nuk është në domenin e punës së saj.

Në pyetjen e gazetarëve deri te Ilija Dimovski nëse mediumet kritikuese janë armiqtë e partisë, ai tha se partia e tij s’ka armiq ndërsa si armik nuk e konsideron as LSDM-në.

Sot pasdite, pas një pauze, në Klubin e deputetëve vazhdojnë bisedimet për problemet në sferën e mediumeve.