Të shtëna kriminalo- politike dhe ndjekje në “Partizanska”

Një person 46 vjeç nga Shkup, para mesnatës, është qëlluar në të shtënat në bulevardin “Partizanski Odredi”. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për Daniel T i cili pas incidentit është dërguar në Klinikën për anesteziologji, reanimacion dhe shërim intensiv, ku edhe është operuar.

Para të shtënave ka pasur ndjekje me makina, që ka filluar nga pompa e benzinës “Makpetrol” në bulevardin “Ilinden” dhe ka vazhduar nëpër bulevardin “Partizanski Odredi”.

Daniel T i cili sipas informacioneve jozyrtare, është qëlluar me disa plumba në të shtënat, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me makinën e tij “Golf 5” në bulevardin “Partizanski Odredi”. Ai më pas është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në spital ndërsa sulmuesi është arratisur.

Nga MPB tani për tani nuk kanë të dhëna zyrtare lidhur me incidentin ndërsa në opinion rrodhën spekulime se bëhet fjalë për përleshje mes bandave kriminale, por se nuk përjashtohet mundësia që e gjithë kjo të ketë prapavijë politike.

“Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase shkruan se ka dyshime për lidhshmëri të incidentit të djeshëm me ngjarje tjetër të 17 prillit këtë vit gjegjësisht me rrahjen në objektin hotelierik në QT “Bunjakovec”, ku pjesëmarrës ishin tre persona të identifikuar dhe të panjohur, prej të cilëve njëri me vegël të fortë, është therur në kokë. Sipas informacioneve jozyrtare, i lënduari G.K (41) është truproja kryesore e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov ndërsa në rrahje besohet të kenë qenë të përfshirë edhe vëllezërit Daniel dhe Dejan T, të njohur si “binjakët nga Gjorçeja” (komuna Gjorçe Petrov).

Ndryshe, “Dnevnik” më 5 gusht të këtij viti në ballinën e saj publikoi tekstin “Nëntoka kriminalo- politike s’ka qetësi”, ku mes tjerash thuhet:

“Daniel Trajkovski nga Shkupi, vëlla binjak i Dejan Trajkovskit i cili është në arrati i cili për vrasje në tentativë, nga profili me emrin Perla Trajkovska, ka dërguar kërcënime serioze dhe paralajmërime për reket prej 50 milionë euro deri tek biznesmeni dhe pronari i MPM, Orce Kamçev si dhe deri tek ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov.

“Një plumb kushton 2 euro, e për këtë nuk ke mbrojtje me kumbarin tënd. Kështu që, në fund do të jetë 2 euro puna e Kamçevit në kokë dhe dy euro për Mijalkovin në kokë, katër euro do të kushtoj shërbimi, pa punë dore. Puna e dorës falas. Ose do të paguash 50 milionë euro ose taksimetra po numëron. Orce Kamçev, mbaje mend se në Dibër prej ku vijmë, nuk ka vend për dy koka. Daniel binjak. Të jetojë Zoran Zaev kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë! Me ju kryetar deri në vdekje”, thotë Trajkovski në mesazhin e tij, ku në fillim krahas Kamçevit dhe Mijalkovit, e përmend edhe Nikolla Gruevskin.