Ndërmerren masa kundër kompanive të cilët paguanin çaktivizimin e arkave fiskale

Ministri i financave dhe zëvendës kryeministri, Zoran Stavrvski, sot kumtoi se bashkë me drejtorin  e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, kanë ndërmarrë masa kund kompanive prodhuese të aparateve fiskale, të cilat kërkojnë që t’iu paguhet shtesë për çaktivizimin e arkave fiskale.

Nuk guxojnë që kompanive t’iu bëjnë shantazh ose t’iu kërkojnë shpenzime plotësuese për ç’lajmërim nga njëri prodhues tek tjetri. Duhet të jenë në treg, i cili bazohet në cilësinë e aparatit fiskal dhe çmimit- tha Stavrvski, duke apeluar që të gjitha rastet e këtilla të denoncohen në DAP.