Vit i pasigurt dhe import i pasigurt për kompanitë maqedonase

-

Viti i ri për kompanitë e vendit sjell pasiguri dhe import të pasigurt të prodhimeve në tregjet e huaja. Për tregun vendor, thonë se humbet fuqia blerëse e popullatës ndërsa për treguan e huaj ndikim të madh kanë ngjarjet globale siç është ngadalësimi i rritjes së ekonomisë kineze dhe embargoja evropiane ndaj Rusisë.

Kryetari i Shoqatës së metalurgjisë pranë Odës ekonomike, Mitko Koçovski thotë se kompanitë metalurgjike tanimë kohë më të gjatë punojnë në minimum dhe nuk janë rentabël.

“Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në Kinë, vazhdimi i embargos drejt tregut  rus, miratimi i kredive është nën pikëpyetje dhe e gjithë kjo negativisht ndikon ndaj uljes së prodhimtarisë. Prodhimtaria më e vogël do të thotë ulje e aktivitetit importues dhe eksportues” thotë Koçovski.

Në këtë periudhë kompanitë e tekstilit punojnë maksimalisht ndërsa si do të jetë për vitin e ardhshëm, kryetarja e degës së tekstilit, Marijana Perkovska thotë se nuk mund të thuhet që tani.

Porositë bëhen muaj për muaj ndërsa çdo gjë varet edhe nga gjendja ekonomike e politike në vendet ku ato importohen. Perkovska shton se, është mirë që Evropa sërish kthehet drejt vendet të Ballkanit si furnizues.

Marta Naumovska Grnarova nga “Zavar Designe” kompani që 85% e prodhimtarisë e importon thotë se kërkesat shënojnë ulje ndërsa konkurrenca rritje.

“Nuk ka arsye pse të jetë më mirë. Rrethanat për punë nuk do të jenë më të mira, por aq sa më shpejtë e kuptojmë këtë, reagojmë dhe përputhemi me këtë do të jemi më të gatshëm që t’i bëjmë ballë konkurrencës” thotë Naumovska Grnarova.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...