LSDM: VMRO-DPMNE është përgjegjëse për linçin politik të jo bashkëmendimtarëve

Çdo vendim i ri i të ashtuquajturit Komision për Verifikim tëFfakteve është vërtetim plotësues se procesin e lustrimit pushteti e ka shndërruar në satanizim politik të jobashkëmendimtarëve, qëndron në reagimin e LSDM.

“Qëllimi i të ashtuquajturit “Komision për verifikim të fakteve” nuk është që të pastrojë me padrejtësitë nga e kaluara, por në mënyrë të padrejtë dhe joligjore të sanksionojë të gjithë ata, të cilët intelektualisht, identitetarisht dhe politikisht i pengojnë pushtetit aktual. Përgjegjësia për linçimin politik të jobashkëmendimtarëve me pushtetin përmes procesit të lustrimit, bie vetëm në VMRO-DPMNE dhe në Nikolla Gruevskin” thuhet në kumtesën e LSDM-së.