LSDM me regjistrime të reja për parregullsitë zgjedhore dhe manipulime në Strumicë

Deputeti i LSDM-së, Pançe Orcev nga Strumica, sot prezantoi regjistrime të  bisedave,  siç tha, mashtrimet zgjedhore në komunën e Strumicës .

Ai publikoi bisedën mes Silvana Bonevës dhe Nikolla Gruevskit, mes kryeministrit dhe Dragan Pavloviq- Latasit, Menduh Thaçit dhe Sasho Mijalkovit si dhe një bisedë e re mes Gordana Jankullovskës dhe Zoran Stavrevskit.

Në audio regjistrimin e parë, sipas opozitës, Mile Janakievski bashkëfolësit i thotë se do të hyj inspekcioni i tregut në një mëhallë në Strumicë dhe e lut për kontrolle të shpeshtë atje, çdo ditë.

Në bisedën e dytë Mile Janakievski flet me Spiro Ristovskin për çmimet blerëse të lakrës në Strumicë ndërsa Ristovski i thotë Janakievskit se e zbret lakrën prej 10 në 4 denarë dhe se bujqit duan të dalin në rrugë dhe ta derdhin lakrën.

Në audio regjistrimin e radhës që sot u publikua në konferencën e shtypit të LSDM-së në Strumicë, sipas Orcev, Mile Janakieski dhe Goran Trajkovski flasin për mbylljen e dyqaneve në Strumicë dhe reagimet e qytetarëve.

Ne prej 24, sa e kanë dorëzuar listën, 8 gjoba të mëdha janë shqiptuar nga 4800 euro, dy mbyllje, po, tek blerësit për tatim të pallogaritur personal gjatë blerjes dhe dyqaneve. Por, ti këto që po i përmend, 4 dyqanet tek Maxhypët, tek mëhalla turke, atë listë askush nuk ua jep tonëve.

Por, jo, jo. Ata janë atje në vendngjarje, që…nuk ka listë.

E, pra, që janë në vendngjarje, por duhet dikush t’u thotë. Unë i pyes njerëzit e mi, a ishit në mëhallën e Maxhypëve, t’i shihni ato 4 dyqanet? Jo be thotë, askush nuk na dërgoi.

Në bisedën e radhës Mile Janakieski me bashkëfolësin e tij flet për inspektorët të cilët janë dërguar në kompani të afërta me LSDM-në. Bashkëfolësi i thotë se ka dhjetëra inspektorë të tregut, të punës dhe tatimor.

 

Silvana Boneva dhe kryeministri Nikolla Gruevski, në një regjistrim tjetër prej atyre që sot i publikoi Orcev në Strumicë, flasin për reket ndaj disa kompanive në qytet. Boneva e informon se kanë kërkuar shumë reket dhe se e tërë kjo ka dalë nga kontrolli.

Kush ka kërkuar reket.

Në vet fushatë. Slave Goshev.

Prej kujt?

Slave Goshev. Një kompani që nuk ka dhënë reket në Strumicë.

Prit, por reket. Çfarë është reket.

Dhe tanimë është pronar i “Vega-s”.

A kanë kërkuar ata sponsorim? Reketi është shantazh, nëse nuk më jep, do të të mbyll. Ndërsa sponsorimi është sponsorim. I thua nëse mundesh më ndihmo.

Mile Janakieski dhe Marijan Nakovski (kryeshefi i SPB Strumicë), në një bisedë tjetër, merren vesh për letërnjoftime për qytetarët e Strumicës.

A be ka 300 letërnjoftime për Strumicë. Je në rrjedhë?

Që të bëhen apo duhet të arrijnë.

Të bëhen.

Uuff…

 

Gjithashtu u publikua biseda mes Dragan Pavloviq- Latas dhe Nikolla Gruevskit në të cilën flasin për zgjedhjet në Strumicë dhe për atë çfarë do të ndodh në Kërçovë.

Nesër do t’i dëgjojmë kërçovarët çfarë do të thonë.

Kjo, edhe Ninos i thashë, së pari kërçovarin, e më pas, në fund ti.

Pasnesër ekspertët, të dielën retrospektivë do të bëjnë.

Dhe sa vlen Zaev. Sa kushton vendi i Zaev?

E di çfarë do të bëjmë tani? E di çfarë do të bëjmë tani? Merremi vesh me PDSH-në ata të na mbështetin dhe ta mashtrojnë Zaevin. Obobo, çfarë mashtrimi do të jetë kjo, hahahahahahah.

Gordana Jankullovska dhe Nikolla Todorov bisedojnë për incidentet dhe merren vesh që të dalin në konferencë shtypi dhe të thonë se është qetë ndërsa në bisedën mes Gordana Jankulloskës dhe Zoran Stavrevskit bisedohet për problemet në Kumanovë dhe të shtënat në Strumicë.

Në bisedën e fundit që sot u publikua në konferencën e shtypit nga LSDM-ja opozitare në Strumicë, Mile Janakieski dhe Jovo Vangellovski (Kryetari i Gjykatës supreme në RM) bisedojnë për lëndën “Global” dhe për një vendim pa vulë. Vangellovski i garanton Janakievskit se personalisht do ta jep vendimin me vulë.