Refugjatët tërhiqen nga autostrada Selanik- Evzoni

Autostrada Selanik- Evzoni është e lirë për qarkullimin e makinave. Qindra refugjatët që sot bllokuan këtë aks, janë tërhequr nga bllokimi. Së shpejti policia ka hapur rrugën për qarkullim dhe tani lirshëm mund të udhëtohet drejt Selanikut dhe Evzonit.

Refugjatët e akomoduar në Idomeni dhe qendrën e pranimit në Kukush dje filluan me bllokimin e autostradës. Rreth 500 prej tyre bllokuan qarkullimin e makinave me kërkesë që t’ju lejohet largimi nga Greqia.

Sipas shifrave zyrtare të qeverisë greke, numri i refugjatëve është zvogëluar dhe tani në vend janë të regjistruar 48.795, prej të cilëve 12.000 në Idomeni dhe 4000 nëpër ishujt.

Kryeministri grek Aleksis Cipras sot në mëngjes me Këshillin e qeverisë për emigracion dhe refugjatë që të bisedohet për hapat e mëtutjeshëm rreth menaxhimit me krizën e refugjatëve pas marrëveshjes BE-Turqi.