OSBE: Të ndalohen sulmet prej në internet ndaj gazetareve

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediumeve, Dunja Mijatoviq theksoi se nevojitet aksion urgjent për kundërshtimin e sulmeve të shpejta prej internetit ndaj gazetareve.

Hulumtimet për shqetësimin dhe dhunën ndaj gazetareve tregojnë se më shumë se 25% e këtyre dukurive ndodhin në internet.

Është vërtetuar edhe se gazetarët thuajse tre herë më shpesh i ekspozohen komenteve fyese në rrjetin social “Tuiter” sesa kolegët e tyre burra- thuhet në njoftimin e OSBE-së.